




Në mëngjesin e sotëm Njësia e Reagimit të Shpejt e policisë kufitare është suImuar sërish mëngjesin e sotëm në Zupçe të Zubin Potokut.
SuImi është kryer me armë të zjarrit.
SuImi i së martës është i gjashti me radhë ku suImohen njësitet e policisë kufitare.





Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Kosovës Ragip Bunjaku, tha në emisionin info magazine se policia do të përgjigjet çdo herë me forcë proporcionale suImeve që bëhen ndaj tyre.
“Policia e Kosovës duke u bazuar në Ligjin mbi policinë por edhe në rregulloret e brendshme çdo herë do të përgjigjet me forcën proporcionale ndaj çdo suImi ndaj tyre. Edhe kjo nuk e përjashton mundësinë e kundërpërgjigjes në mënyrë proporcionale ndaj suImeve që po bëhen”.