DMCA.com Protection Status

Aksion i Njësisë Speciale në Veri të vendit (PAMJE)

Janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës në veri pas të shtënave me armë që ndodhën mëngjesin e sotëm në drejtim të policisë në Zupç të Zubin Potokut, shkruan Gazeta Sinjali.

Njësia Speciale ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë ku po kryen bastisje.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin Baki Kelani, i cili ka thënë se nuk raportohet për të arrestuar në këtë aksion por vetëm për bastisje.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, ka thënë Kelani.

Forca të shtuara të Policisë ka edhe në Zupç, aty ku ka ndodhur suImi në orët e mëngjesit të ditës së martë.

Policia e Kosovës është suImuar sot me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Ky është suImi i pestë me radhë në javët e fundit në drejtim të Policisë kufitare të Kosovës.

SuImi i fundit ishte raportuar më 16 prill.