DMCA.com Protection Status

Ky është personi që goditi me veturë një vajzë dhe iku nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Zeqir Idrizi, është 29 vjeçari i cili goditi gati për vdekje një vajzë dje në aksin Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ai sot u arrestua nga policia, nën dyshimin se dje kishte goditur viktimën dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima, siç ka pohuar dje Klinika Intensive, është dërguar në një gjendje të rëndë në repart.

Në anën tjetër, Zeqiri është munduar të fshehë gjurmët e aksidentit, duke e dërguar veturën te automekaniku.

Sot policia ka njoftuar se ka rënë në gjurmët e të dyshuarit, dhe e ka arrestuar atë./Indeksonline/