DMCA.com Protection Status

Gazetarja kosovare: Hashim Thaçi tentoi të më VRlSTE

Gazetarja shqiptare, Diana Rexhepi ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për tentim-v rasjen e saj në tri raste.

Rexhepi, e cila jeton prej kohësh në Zagreb dhe thotë se nuk ka nënshtetësi të Kosovës por “vetëm të Kroacisë”, në një intervistë për gazetën kroate Glas Istre (Zëri i Istrës) ka thënë se ish-presidenti Thaçi ka tentuar ta v riste.

“Sa i përket Kosovës… unë nuk gëzoj më autoritet në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës që tani është në Hagë ka tentuar të më v rasë tri herë. Sigurisht që para shumicës dërrmuese e kuptova se kush ishte Hashim Thaçi, ndaj i paralajmërova në vitin 2017 me një postim. Dhe ashtu doli”, tha ajo në intervistën për gazetaren kroate Helena Mostarkiç Gobbo, të publikuar në Glas Istre.

Gazetarja shqiptare, e lindur në Shkup e që për një kohë kishte vepruar si gazetare në Kosovë, i thotë gazetës kroate se liderët e UÇK-së akuzohen nga Gjykata Speciale për v rasjen e shqiptarëve gjatë luftës.

“Pse janë të tre në Hagë? Thaçi, Veseli, Selimi? Sepse e penguan luftën në Kosovë, jo sepse bënë krime lufte. Dhe në Hagë akuzohen për v rasje të shqiptarëve, që sigurisht është e vërtetë. Është e turpshme që ata do të jenë të parët në Hagë që do të gjykohen për v rasjen e bashkatdhetarëve të tyre”, tha ajo.

Në prezantimin e Diana Rexhepit, gazeta kroate e përshkruan atë si gazetare dhe reportere të luftës. Po ashtu edhe muzikante.

Rexhepi, e lindur në Shkup nga prindër shqiptarë, ishte zhvendosur në Prishtinë në moshë të re. Kishte jetuar dhe punuar për 13 vite në kryeqytetin e Kosovës, para se të shpërngulej në Kroaci.

Bazuar nga një kërkim i thjeshtë në internet, Diana Rexhepi del se është përkrahëse e LDK-së. Në internet gjenden shkrime të saj në gjuhën shqipe teksa bën propagandë për FARK-un, ish-formacionin ushtarak të ish-qeverisë në ekzil të Kosovës të cilën e udhëhiqte LDK-ja. /Paparaci.com