DMCA.com Protection Status

Altina, nxënësja më e mirë në botë merr oferta për shkollim në Amerikë, por dëshiron të vazhdon në vendlindje (VIDEO)

Pasi u zgjodh nxënësja më e mirë në botë, Altina Salihu mori oferta të shumta për vazhdim të shkollohet jashtë vendit. Mirëpo dëshira e saj është të vazhdojë shkollimin në vendlindje, prandaj u bën apel krerëve të shtwtit kosovar që t’i mundësojnë kushte. “Ju lutem më bëni t’i refuzoj ofertat nga universitetet e shquara botërore”, thotë mes tjerash talentja kosovare Altina Salihu.

“Disa muaj më parë më afruan bursë në një universitet në Amerikë për të vazhduar studimet në Astronomi. Para disa javësh po ashtu më afruan bursë në një universitet tjetër në Danimarkë për të vazhduar studimet në Psikologji.

Ajo që po mundohem të them është se Kosova jonë e dashur po humb dita-ditës shumë të rinj ambiciozë e që janë çelës i sukseseve të shteteve të zhvilluara perëndimore.

Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta. Unë dua të kontribuoj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemrën edhe mendjen. Punoni për popullin, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karrikat e juaja që po ju mbajnë peng. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun”, ka shkruar ndër të tjera Sejdiu.