DMCA.com Protection Status

U fut për ti ndarë dy grupe, ata i marrin jetën 19 vjeçarit kosovar (FOTO)

Dje tek varrezat e Skarbek-Evere, kishte një emocion të madh në varrimin e djalit të ri Shqiptar, Dion Jashanica, 20 vjeç. Mbi 2000 veta morën pjesë në ceremoninë mortore : Shqiptarë, boshnjakë, marokenë, belgj, të bashkuar për ta çuar Dionin në banesën e tij të fundit.

Dioni ishte një djal pozitiv, i sjellshëm dhe besimtar. Ai u gjend ndërmjet dy grupeve të rinjsh që po debatonin dhe mori përsipër që t’i ndante. Një që pësoi goditje në atë zënkë, iku për t’u kthyer, pas pak kohe, me revole dhe qëlloi për vdekje Dionin që priste në një makinë orën e iftarit.

Dioni, agjëronte muajin e shenjtë të Ramazanit, ishte një djal i qetë, që gëzonte respekt në të gjitha komunitetet e në veçanti në lagjën Beekant të Molenbeekut ku kishte një pjesë të konsiderueshme të shokëve të tij.

Ai lë të pikëlluar prindërit, 2 motrat, familjarët dhe shokët e vetë.

Turp për disa gazeta belge që nuk ngurruan që të paragjykonin për një hakmarrje ndërmjet t rafikantesh d roge. Nuk mjafton për të dashurit e të ndjerit që të kenë dhimbjen e vdekjës por detyrohen që të durojnë dhe shpifjet e trillimet e palo-gazetarëve që shkruajnë pa verifikuar asgjë.

Zoti i madh e pranoftë shpirtin e Dionit në xhenet dhe u dhëntë forcë e durim prindërve dhe të afërmive e të ndjerit! Zoti na i ruajtë të rinjtë tanë nga çdo të keqe!

Amet Gjanaj