DMCA.com Protection Status

Mirena: Angela Merkel është njeri i Putinit, s’di pse Kosova ndikohet nga Gjermania

Analisti Ilir Mirena, duke u thirrur në një artikull të New York Times, shkroi se qeverisja gjermane e Angela Merkel ishte vazhdimësi e asaj të ish-kancerlarit, Gerhard Schröder, i cili edhe ishte i njohur si njeriu i Putinit në Gjermani. Ai duke shfaqur disa të dhëna ekonomike, si pagesat prej 220 milion dollarë të Gjermanisë, për Rusinë, pohon afërsinë e madhe të politikës gjermane me atë ruse.

Për më tepër, ai e ndërlidhë shkrimin, me qasjen pasive të Gjermanisë, në çështjen e intergrimit të Kosovës në BE dhe mungesën e ndihmave, si për shembull, lobimi tek vendet mosnjohëse.

Ai përfundoi se: “shokohesh kur ke parasysh ndikimin e madh ne dekadën e fundit që e ka pasur Gjermania në Kosovë, dhe sa verbërisht politika kosovare ka ndjekur udhëzimet e tyre e duke refuzuar ato amerikane, posaçërisht këta që sot janë në pushtet.”

Ai në fund aludoi në një kapje indirekte të politikës kosovare, nëpërmjet Gjermanisë, nga ajo ruse.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

New York Times e publikoi nje artikull fascinant, por edhe shokues, per njeriun e Putinit ne Gjermani, ish-kancelarin Gerhard Schröder, si dhe rrenjet dhe ndikimin e madh rus ne politiken gjermane ne dy dekadat e fundit. Angela Merkel dhe ekipi i saj paska qene vetem vazhdimesi e politikave pro-ruse te Schröderit. Gjate qeverisjes se saj vetem sa qenka thelluar ndikimi i Putinit mbi kete shtet, duke e bere tersisht te varur nga resurset energjetike te Rusise.

Prej vitit 2010 e deri sot Gjermania po i paguajka Rusise (lexo: Putinit) rreth 220 milione dollare per çdo dite…

Kur ke parasysh investimet e medha gjermane ne Serbi, kur ke parasysh sa pak e hiç ka bere Gjermania e Merkelit per integrimet e Kosoves ne BE, asnje lobim per heqje te vizave, per 16 vjet si kancelare asnje vizite e saj ne institucionet e Kosoves, (mos ma numeroni viziten e saj ne Aeroportin e Prishtines, ajo ka qene vetem poshterim per ne), etj. – s’ke se si te mos shokohesh nga ky artikull.

Shokohesh, kur ke parasysh ndikimin e madh ne dekaden e fundit qe e ka pasur Gjermania ne Kosove, dhe sa verberisht politika kosovare ka ndjekur udhezimet e tyre e duke refuzuar ato amerikane, posaqerisht keta qe sot jane ne pushtet.

Mbi ato udhezime jane demtuar pariparueshem procese shume te rendesishme per te ardhmen e vendit.

Rrjedhimisht, permes politikes gjermane te kapur nga Putini, a i bie qe edhe politika kosovare indirekt, shpresoje pavetedijshem, te kete zbatuar politikat ruse te Putinit ne Kosove?