DMCA.com Protection Status

Nisma e Fatmir Limajt makineri e punësimeve ilegale (VIDEO)

Në Kosovë flitet shumë për punësimet partiake e jo ligjore, por si duket realisht e gjithë kjo skemë?

Si punësohen e si ngritën në pozita ilegalisht njerëzit veç pse janë të lidhur me një parti politike?

“N’Shënjestër” do të ndiqni shembullin skandaloz se si partia e vogël, Nisma Socialdemokrate, ka shfrytëzuar kohën e të qëndruarit në pushtet për të futur një ushtri të tërë njerëzish në mënyrë anti-ligjore në punë.

Gjithashtu, se si janë ngritur në pozita persona krejtësisht të pakualifikuar, për faktin e thjesht se kanë qenë anëtar partie.