DMCA.com Protection Status

‘Do të më mungon shumë zemra vëllait’, postimi prekës i vëllait të 27-vjeçarit që vdiq sot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:16 në lagjen ‘Dardania 3’ në qytetin e Pejës, ku 27-vjeçari, Fatos Zekolli, humbi jetën si pasojë e rrymës elektrike.

Njoftimin për vdekjen tragjike të tij e ka dhënë edhe vëllai i të ndjerit, Latif Zekolli, i cili ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook.

“Sot tregjikisht humbi jeten Vllau im (Fatos Destan Zekolli) Do të me mungon shum Zemra Vllaut. Engjulli im”, ka shkruar ai.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, Zekolli ka qenë duke i vendosur disa shtylla të betonit dhe më pas njëra shtyllë i ka prekur telat e rrymës, të cilët e kanë përçuar rrymën deri te i riu, duke e lënë atë të vdekur.

I ndjeri ka qenë bashkë me vëllain e tij, i cili ka marrë lëndime trupore por ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar shkurt edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se i ndjeri është dërguar në spital, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.