DMCA.com Protection Status

Abelard Tahiri nuk e dorëzoj asnjëherë armën, vetëm kur ju kërkua

Ish- shefi i kabinetit të Qeverisë Thaçi, Abelard Tahiri, nuk e kishte dorëzuar a rmën e zjarrit të personalizuar me të përfunduar mandatin më 2014, ashtu siç deklaroi.

Ai rezulton të ketë qenë i pajisur me a rmë edhe 7 vjet të tjera, pas përfundimit të detyrës qeveritare, përkundër se ishte aset i Zyrës së kryeministrit.

Në përgjigjen e dhënë nga kjo zyrë, thuhet se a rma nga Tahiri është dorëzuar në gusht të vitit 2021.

Madje, dorëzimi nuk ishte bërë me vullnetin e tij, por pas kërkesës së Sekretariatit.

“A rmët janë dorëzuar pas kërkesave të Sekretariatit të Zyrës së Kryeministrit. Z. Abelard Tahiri ka dorëzuar a rmën e tij një muaj pas kërkesës për të bërë një gjë të tillë. Kërkesa i është bërë me 26.07.2021, ndërkaq arma është dorëzuar me 25.08.2021”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së kryeministrit për Shqip.com.

Për këtë, Shqip.com ka provuar të marrë sqarime nga Tahiri, aktualisht shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, por ka refuzuar të jap përgjigje duke kërkuar të telefonohet më vonë, e më pas nuk i është përgjigjur telefonatave.

Shqip.com javë më parë ka raportuar se si Tahiri me para të shtetit kishte blerë a rmë të personalizuar, në vitin 2011.

I kontaktuar nga Shqip.com Tahiri pati deklaruar se “Ajo a rmë është përdorë prej meje gjatë kohës sa kam qenë shef i kabinetit dhe në momentin kur jon dorëzuar pajisjet që janë përdorë, ai është një aset i zyrës së kryeministri është kthy në zyrën e kryeministrit dhe vazhdon me u përdorë nga zyrtarët e zyrës së kryeministrit”.

Përveç Tahirit, me a rmë rezultoi të jenë pajisur i gjithë stafi i kabinetit.

Madje, ish- kryeministri Thaçi kishte furnizuar kabinetin edhe me 20 mijë fishekë dhe 5 shurdhues.

Furnizimin e kabinetit, ai e kishte bërë në shkurt të vitit 2011, me të marrë mandatin e dytë si kryeministër.

Në dokumente figuron edhe ish-shefi i stafit Bekim Çollaku dhe Isni Thaçi.