DMCA.com Protection Status

Vëllezërit Ibishi nga Skenderaj dhurojnë mbi 5 mijë kg miell për të varfërit

Vëllezërit Ibishi nga fshati Klinë e Poshtme të Skenderajt, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Londër të Anglisë, kanë dhuruar 5,100 kilogramë miell, për familjet me kushte të rënda ekonomike, transmeton DrenicaOnline.

Lajmin për këtë ndihmë e bëri të ditur Bujar Ibishi, gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës, Fadil Nura.

Ai tha se vëllezërit Ibishi kanë shprehur dëshirë që të ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre në Skenderaj, me miell, tani në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryetari Nura është shprehur falënderues ndaj bashkatdhetarëve, për dhurimin kësaj ndihme, për familjet që jetojnë me asistencë sociale./DrenicaOnline/