DMCA.com Protection Status

100 mijë € për kokën e Albin Kurtin, merret vendimi për mërgimtarin që e kishte kërcënuar kryeministrin

Kosovo's newly elected Prime Minister Albin Kurti delivers his speech after taking an oath during a parliament session in Pristina, Kosovo March 22, 2021. REUTERS/Laura Hasani

Organet e drejtësisë kanë marrë vendim rreth mërgimtarit, Kujtim Kurti i cili kishte k ërcënuar përmes një postimi në Facebook kryeministrin, Albin Kurti.
“100 mi kush vr et Albin Kurti!!”, kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook Kujtim Kurti nga Prizreni.

Ky i fundit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë mbyllur hetimet ndaj tij.

Ai ka bërë një urdhër ndëshkimor nga Gjykata Gjermane.

Postim i plotë:

Miq të dashur!

“Siq e dini edhe ju, unë kam pas një rast penal ku është pandehur se kam k ërcënuar Kryemistrin në Kosovë. Për këtë rast jam njoftuar se janë mbyllur hetimet ndaj meje,me që kam marrë një urdhër ndëshkimor nga Gjykata Gjermane të cilin edhe e kam paguar!

Për këtë sukses, i falenderojë Institucionet Gjermane , e po ashtu edhe ato në Kosovë, si dhe një falënderim i veçantë i takon edhe avokatit tim z.Muhamet Mujaj i cili me guxim, korrektësi dhe profesionalizëm arritëm së bashku deri në këtë sukses.

Këtë e dëshmon edhe çertifikata e nxjerrur së fundi në Gjykatën Themelore në Prizren ku dëshmon se jam në rregull me Drejtësinë”