DMCA.com Protection Status

U përshkrua si kriminel, vjen reagimi i ashpër i Ramush Haradinajt për “Freedom House”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi emri i tij u përmend në raportin e Freedom House, si figurë lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Këtë reagim Haradinaj e bëri nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se ky raport u përhap me bujë.

Ish-kryeminsitri Haradinaj ka shkruar se, si kryeministër i Kosovës, dhe tash ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit.

Ai shkruan se do të jetë në krye të detyrës për t’i bërë opozitë Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im.

Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje.