DMCA.com Protection Status

Ja çfarë punon Arta Nitaj në Dubai (FOTO)

Modelja shumë e përfolur kosovare, Arta Nitaj tash e disa kohë është duke qëndruar në Dubai, ku nuk heziton të ekspozojë jetën luksoze që bënë.

Ajo në rrjetet sociale publikon fotografi nga pushimet dhe jeta e natës që bën atje, por asnjëherë duke mos treguar se çfarë saktësisht punon, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, i gjithë “misteri”, i punës së Nitajt është zbuluar në rrjetin social Instagram. Agjensioni i marketingut “The List DXB”, ofron modele që t’i shoqërojnë mysafirët në një nga klubet luksoze të Dubait.

Një nga modelet e këtij agjensioni është edhe modelja kosovare, Arta Nitaj dhe kjo është vërtetuar nga vetë klubi përmes Instagram.

Teksa kujtojmë se në këtë klub performojnë edhe këngëtarë të njohur me famë botërore, pasi që është njëri prej klubeve më me nam në Dubai./Gazeta Sinjali/