DMCA.com Protection Status

E rëndë: Vdes kosovarja në Itali në aksident, ishte duke ardhur në Kosovë (FOTO)

Ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali studentja kosovare, Donika Nikollbibaj.

E reja nga Gjakova kishte marrë rrugën për Kosovë, por që rrugëtimi për në aeroport doli të jetë tragjik për të.

Donika u aksidentua rrugës për në aeroport duke humbur jetën në aksident trafiku.

Lajmi është bërë i ditur nga daja i të ndjerës, Kolë Krasniqi.

Ai ka treguar gjithë ngjarjen tragjike.

Shkrimi i plotë i tij;

Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!

Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy!

Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës!

Ngushëllime Familjes Nikollbibaj!

Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!