DMCA.com Protection Status

E rëndë: Ky është 18-vjeçari kosovar që humbi jetën sot në aksident (FOTO)

Kosovo's President Hashim Thaci speaks during a news conference as he resigns to face war crimes charges at international court in Pristina, Kosovo, November 5, 2020. REUTERS/Laura Hasani

Një vet aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:25 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku ka humbur jetën një person, teksa ka pësuar lëndime shoferi që dyshohet se ka shkaktuar vet aksidentin.

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se viktima është një 18-vjeçar, shtetas i Kosovës dhe ishte pasagjer në veturën që u vet aksidentua.

“Mund të konfirmoj që kemi një viktimë. Viktima është 18-vjeçar, shtetas i Kosovës. Ai ishte pasagjer, ndërsa kemi edhe një të dyshuar që është shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se ka shkaktuar vet aksidentin”, tha Kryeziu për Sinjalin.

Sipas tij, dyshimet e para janë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se njësitë relevante policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, tha Kelani për Sinjalin.

Lajmin të ditur e kanë bërë familjarët nëpermjet një postimi në facebook, ky është postimi i plotë i tyre:

Pse na ike, Albi?!!
Vdekja jote tragjike, na këputi shpirtin!

Rritja jote kaq e shpejt, sadopak po i mbulonte plagët e dhimbjeve për ikjet e hershme të babit dhe mamit, që të lanë fare të vogël.

Ti po rriteshe me shpejtësi për t’i gëzuar dy motrat që të rritën dhe gjyshen ( nënën e nënës)që po ashtu të rriti.

Po ti tash na i hape plagët edhe më të mëdha.

Dhimbja qenka edhe më madhe sidomos kur lajmin e papritur e merr nga mijëra kilometra larg atdheut.

Jeta qenka shumë e padrejtë.

Pusho i qetë, Albion!

Do të të kujtojmë përjetë!

(Albion Morinën nga Lipoveci i Hasit, i cili në moshën 18 vjeçe, vdiq sot në një aksident në Autostradën “I. Rugova”.