DMCA.com Protection Status

Ky është personi që dyshohet se i ra shuplakë 24-vjeçares sot në “Rrugën B” (EMRI)

Një grua 24-vjeçare është s ulmuar f izikisht nga një 44-vjeçar të enjten rreth orës 18:18 në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që dyshohet se ka g oditur me shuplakë 24-vjeçaren pas një mosmarrëveshje në komunikacion, është Faton Sadiku.

Sipas burimeve, 24-vjeçarja ka qenë duke vozitur veturën e saj dhe Sadiku, pas një mosmarrëveshjeje të momentit në trafik, ka dalë nga vetura dhe pas sharjeve e ofendimeve, e ka g oditur me shuplakë në fytyrë.

Sinjali mëson se Sadiku është larguar nga vendi i ngjarjes, por që më pas i njëjti është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të së cilit 44-vjeçari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë për 48 orë dhe ndaj tij hapet rasti ‘S ulm’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.