DMCA.com Protection Status

Kosovari harron ku e parkoi veturën, çon në këmbë Policinë se hajnat ia vodhën

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Një 40-vjeçar e ka denoncuar veturën e tij si të v jedhur, por pas disa orëve iu kujtua se ku e kishte lënë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i 40-vjeçarit, A.J nga Prishtina.

Rasti i v jedhjes fillimisht është raportuar në stacion policor, paradite, rreth orës 09:40. Pas marrjes së informacionit, një njësi policore ka dalë deri në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar personin që denoncoi rastin.

A.J., ka deklaruar para zyrtarëve policorë se i është v jedhur vetura e tij, e tipit Mercedes Daimler Benz, të cilën e kishte parkuar në rrugën “UÇK”.

Pas marrjes së deklaratës, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si “v jedhje”.

Por çfarë ndodhi më pas?

Pa u bërë ende katër orë, rreth orës 13:00, ankuesi duket se e “zbuloi h ajnin”.

40-vjeçari u paraqit në stacionin policor “Qendra”, ku dha sërish deklaratë për veturën e tij. Ai deklaroi se rasti që e kishte raportuar s’ka të bëjë me v jedhje, por me harresën e tij.

I njëjti u tha hetuesve se iu ka kujtuar se veturën e kishte parkuar në rrugën “Sylejman Vokshi”, ku edhe e kishte gjetur, sipas tij, në gjendje të rregullt.

Në lidhje me rastin, Sinjali mëson se prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që rasti të mbyllet.

/GazetaSinjali/