Raportohet se gjatë ditës së sotme do të hapet aplikimi për 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për sektorin privat dhe studentët.
Në web-faqen e Administratës Tatimore të Kosovës të gjithë punëtorët e sektorit privat, studentët dhe pensionistët mund të aplikojnë për t’i marrë 100 euro shtesë për muajin prill, derisa ata do të njoftohen më vonë për detajet rreth aplikimit.
Vendimi u mor më 12 prill nga Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se vlera totale e kësaj përkrahje është mbi 100 milionë euro.
Punëtorët e sektorit privat do të aplikojnë në web faqen zyrtare të ATK-së.
Link: https://www. atk- ks.org/
Kurse të gjithë studentët do të aplikojnë përmes e-kosova.
Link: https://ekosova. rks- gov.net/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për herë të parë qeveria do të ndajë nga 100 euro për secilin punëtor të sektorit publik dhe privat.