DMCA.com Protection Status

Këto janë katër kompanitë që shteti i Kosovës ua mori licencën

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Dogana ka gjetur parregullsi dhe shmangie të akcizës te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës.

Sipas ministres Hajdari, këto 4 kompani janë:

“Petrol company, In oil, Kosova rafineri dhe Kulla exim shpk”, tha ministrja Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Dogana ka gjetur parregullsi dhe shmangie të akcizës te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës.

“Në kuadër të kompetencave të veta, Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës dhe ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikëqyrjen, rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit”.

Ajo, në konferencën e përbashkët me drejtorin e Doganës Agron Llugaliu, ka thënë se këtyre katër subjekteve ia kanë pezulluar lejet.

“Dogana ka pezulluar autorizimet, përkatësisht nuk iu ka vazhduar autorizimet katër subjekteve. Theksojmë se disa nga subjektet iu kanë shitur produktet e naftës kompanive të palicensuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara, si dhe kanë shmangur akcizën duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit“.

“Këto veprime dhe mosveprime përbëjnë shkelje të ligjit, prandaj duke u mbështetur në faktet që ka konstatuar Dogana ne si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ua kemi revokuar dhe pezulluar katër subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final, si dhe shitjen me shumicë të produktit final – që është vaji i rëndë ose mazut”.