DMCA.com Protection Status

Blerta Deliu hyn në seancë vetëm për t’u nënshkruar për mëditje dhe del menjëherë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, të martën ka hyrë në seancën e Kuvendit vetëm sa për t’u nënshkruar dhe ka dalë menjëherë nga salla.

Në videon e KOHËS, Deliu shihet duke hyrë në sallë dhe duke u nënshkruar në hyrje te pika ku bëhet regjistrimi i deputetëve të pranishëm dhe pasi shkon te tavolina e saj për të marrë diçka, del nga salla dhe nuk kthehet më.

Deliu në seancë ka hyrë disa minuta, pasi Grupi Parlamentar i saj (PDK) e ka lënë sallën në shenjë proteste ndaj mosmiratimit të mocionit për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike.

Nënshkrimet nga deputetët bëhen për të dëshmuar praninë e tyre në seancë në mënyrë që të marrin mëditjet.

Sipas rregulloreve në fuqi, mëditjet për një muaj, janë 250 euro.