DMCA.com Protection Status

Turku që jeton në Kosovë: Albin Kurtin e dua shumë, më shumë se Erdoganin (VIDEO)

Se në vendin tonë po ndërtojnë një jetë të re shumë shtetas të huaj, kjo më nuk do diskutim.

Studiot televizive janë vendet ku shtetasit e huaj po rrëfehen për ditët e reja në jetën e tyre që kanë filluar t’i ndërtojnë në vendin tonë.

Kështu ka ndodhur edhe me një turk i cili tash e disa vite la Stambollin për Kosovën.

Ai sot flet një gjuhë shqipe mjaft të mirë.

Ndërsa gjatë deklarimit të tij, i pyetur se kush është presidentja dhe kryeministri i vendit ani pse ua ngatërroi pozitat, turku emrin e Albin Kurtit e dite mjaft mirë.

Si të mos mjaftonte njohuria për të, turku u deklarua se Albin Kurtin e do më shumë se presidentin e atdheut të tij, Erdoganit i cili pëlqehet nga një masë e madhe e turqëve. /GazetaDemos/

Këtu mund ta ndiqni përgjigjen e tij: