DMCA.com Protection Status

Punëtori i lokalit në Prishtinë ia merr pazarin ditor shefit si ‘kompensim’ që s’ia dha rrogën

Punëtori i një biznesi në rrugën “Vicianum” në Prishtinë është denoncuar dje në Policinë e Kosovës pasi ka marrë një shumë të parave nga lokali ku punon. Të dyshuarin e ka raportuar shefi i tij, i cili ka deklaruar se punëtori ka marrë pazarin ditor dhe është larguar nga aty.

Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje nga denoncimi i pronarit të lokalit “Tasty” dhe çfarë ka deklaruar i dyshuari kur u kontaktua.

Sipas këtyre burimeve, punëtori i këtij lokali ka marrë pazarin ditor në vlerë të 350 eurove si “kompensim” pasi shefi, sipas tij nuk ia kishte bërë pagesën e pagës së tij.

Policia ka kontaktuar të dyshuarin përmes telefonit, i cili ka thënë se do të paraqitet në stacion policor për të dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Sinjali mëson se ndaj tij, prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “vetëgjyqësi”