DMCA.com Protection Status

Autoblinda të Njësisë Speciale patrullojnë në veri, pas suImeve ndaj policisë (PAMJE)

Policia e Kosovës, ditëve të fundit ka qenë cak i suImeve që dyshohet se vijnë nga Serbia. Atje, veturat patrulluese të policisë u gjuajtën me armë zjarri, granata dore e mjete piroteknike.

Kjo ka bërë që situata në këtë pjesë të jetë paksa e trazuar.

Në lidhje me këto ngjarje, Policia e Kosovës ka shtuar forcat e rendit në atë pjesë.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se veturat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë vendosur në disa pika kontrolli.

Për këtë Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Për këto suIme kanë mbajtur një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, duke treguar dëshmi se si Policia e Kosovës ka qenë cak i granatave e kallashnikovëve në atë pjesë.

Ndërkaq institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare e kanë dënuar suImin ku këto të fundit njëherit edhe kanë bërë thirrje që të shmangen tensionet.