DMCA.com Protection Status

Njoftim për studentët: Kështu mund të aplikoni për 100 eurot e Qeverisë

Dy ditë më parë Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistët e studentët.

Për këtë vendim të qeverisë Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka njoftuar studentët se si mund të aplikojnë për të marrë 100 euro.

Sipas njoftimit të tyre thuhet se aplikimi do të bëhet online përmes platformës E-Kosova ose ATK-së.

Këtu kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët që kanë statusin e studentit aktiv, kurse studentët që janë të punësuar nuk përfitojnë nga kjo kategori. Ata përfitojnë nga kategoria e të punësuarit në sektorin privat ose publik.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar studentë!

Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar mbështetjen ekonomike për studentët në vlerën prej 100€, për të gjithë studentët, përfshirë nivelin bachelor dhe master. Aplikimi do të bëhet online përmes platformës E-Kosova dhe/ose ATK-së.

Për shkak të pyetjeve të shumta ju informojmë se:

– Të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master, që kanë statusin e studentit aktiv (pra që nuk kanë pezulluar studimet) kanë të drejtë të aplikojnë;

– Studentët që janë të punësuar në sektorin privat ose publik nuk mund të përfitojnë nga kjo asistencë, pasi që ata do të përfitojnë asistencën nga kategoria e të punësuarit në sektorin privat ose publik;

– Nuk ka nevojë për nxjerrjen e asnjë dokumenti nga Fakulteti, mjafton numri i juaj personal, numri i ID dhe xhirollogaria personale bankare;

– Aplikimi online do të hapet shumë shpejt, dhe ne do ju informojmë me kohë;

– Studentët që nuk do të aplikojnë do të humbin të drejtën për të përfituar nga kjo asistencë.

Këshilli Studentor falënderon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe mirëpret të gjitha masat që synojnë mbështetjen e studentëve në përgjithësi.

Shpresojmë që kjo mbështetje të ndihmojë sado pak studentët!

Me respekt, Këshilli Studentor/GazetaSinjali/