DMCA.com Protection Status

Merret vendimi për të dyshuarin që i mori jetën kusheririt të tij

Personi që dyshohet se ka kryer v rasjen në Zllakuqan të Klinës është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në “Edicionin Special”.

“Tre persona janë shoqëruar në stacion policor, derisa një person i cili dyshohet që e ka privuar viktimën nga jeta është ndaluar për 48 orë”.

Nikçi ka thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti, derisa shton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Zëdhnësi i Prokurorisë Themelore të Pejës ka thënë se është akoma fazë shumë e hershme për të folur për motivet e kësaj v rasje që ndodhi pasditen e sotme.