DMCA.com Protection Status

Investimi 800 milionësh që refuzuan Mustafa e Thaçi do siguronte rrymë për 30 vjet (VIDEO)

Pikërisht për këtë refuzim, ish qeveria Mustafa ishte kritikuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, për mos-seriozitet.

Ish-eksperti i Kosovës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Avni Kurshumliu (tani i ndjerë), në vitin 2015 pati treguar se si qeveria e Kosovës pati refuzuar një investim 500 milionësh, qeveri kjo që udhëhiqej nga Isa Mustafa, atë kohë ish-presidenti Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendësi i Mustafës.

Pikërisht për këtë refuzim, ish qeveria Mustafa ishte kritikuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, për mos-seriozitet.

Kurshumliu pati treguar se në ofertën e kompanisë gjermane për rindërtimin e katër blloqeve ekzistuese në vlerë prej 800 milionë euro, ku Kosova do të duhej t’i siguronte vetëm 300 milionë euro, ndërkohë pjesën tjetër BERZH-i.

Siç pati thënë eksperti, sasia e prodhimit pa rindërtimit të oshte 815mw, brenda gjashtë vitesh, rrjedhimisht i bie që në vitin 2022 do të ishin të gatshme për prodhim.

Eksperti i KEK-ut pati thënë se të gjitha blloqet do të bëheshin me pajisje të reja dhe me jetëgjatësi prej 30 vjetësh.