DMCA.com Protection Status

Ky është 50 vjeçari që vdiq në vendin e punës në Klinë (FOTO)

Gjatë ditës së sotme u raportua për vdekjen e një punëtori, në fshatin Grabanicë të Klinës.

50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani, u rrëzua në shkollën e fshatit ku ishte edhe duke punuar, vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku që ka dalë në vend të ngjarjes.

Derisa, Policia dhe Prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta larguar trupin e pa jetë dhe po hetojnë rastin dhe shkaqet.

Media mëson se viktima është Osman Bogaj nga Komorani.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.