DMCA.com Protection Status

Gjermani që luftoi për UÇK-në e quan Haradinajn “politikan idiot”

Roland Bartezko, është gjermani i cili luftoi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Ai ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet.

Në reagimin e tij gjermani e ka quajtur Haradinajn “politikan idiot”.

“A ka ndonjë politikan-idiot më të madh përreth?”-pyeti ai.

Ramush Haradinaj në T7 ka deklaruar se Ushtrisë së Kosovës nuk i mjaftojnë 100 milionë euro në vit.