DMCA.com Protection Status

E dhimbshme: Sot varroset 20 vjeçari që vdiq dje në aksident (FOTO)

Erduan Sadiku, 20 vjeçari që u aksidentua me motoçikletë në Shipol të Mitrovicës, nuk i kishte përballuar pIagëve të marra.

Sadiku kishte ndërruar jetë në Spitalin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, shkruan Jepi zë.

Sipas njoftimeve, Erduani ndodhej në Kosovë për pushime, pasi ai jetonte në shtetin skandinav të Suedisë.

Familjarët e tij përmes një njoftimi kanë bërë të ditur, se varrimi do të bëhet sot.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi, dhe vërtetë tek Ai do të kthehemi!

Të nderuar familjarë e miq,

Ju njoftojmë se me datë 12.04.2022 ka ndërruar jetë Erduan(Safet) Sadiku pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Lusim Zotin e Madhërishëm në këtë muaj të Bekuar të Ramazanit ta ketë mëshiruar dhe në xhenetet e Tij ta gradoj.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 13.04.2022 në varrezat e qytetit të Mitrovicës – Shipol me namazin e Ikindisë(ora16.22).