DMCA.com Protection Status

Si e parandaloj AKI atentatin ndaj Thaçit nga snajperisti serb, gjatë ndeshjes Kosovë-Haiti

Ish-shefi i Agjitacioni të Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakaj, ka tronditur duke rrëfyer një ngjarje që ishte planifikuar të ndodhte në vitin 2014, por që AKI së bashku me miqtë e saj kishte arritur që ta ndalonte një atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në ndeshjen miqësore Kosovë-Haiti që luhej në stadiumin, Adem Jashari në Mitrovicë.
Smakaj ka bërë të ditur në Pressing, se BIA serbe kishte planifikuar që të kryente atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës atë kohë, Hashim Thaçi.

Ishte viti 2014 kur kombëtarja e Kosovës po zhvillonte për herë të parë një ndeshje zyrtare miqësor, e ish-shefi i AKI’së bëri të ditur se BIA kishte planifikuar një atentat pikërisht në atë ditë për ta destabilizuar vendin.

Smakaj tha se atentati do të kryhej nga një ish-ushtarak serb- snajperis i pensionuar por që kishte shërbyer në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Ai thotë se ishte parandaluar dhe në bashkëpunim me ndërkombëtar kishim ndërhyrë meqë AKI nuk kishte operim jashtë vendi që personi në fjalë të arrestohej në Beograd.

Në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës kishte planifikuar ta zhvillonte në vitin 2014, ka pasur një plan të shërbimit serb që të kryhet atentat ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi nga një ish snajperist i forcave elitare serbe, me përvojë në Bosnje Kroaci dhe Kosovë”, tha Smakaj.

“AKI ka parandaluar një atentat përmes bashkëpunim edhe me miqtë ndërkombëtar”, tha Smakaj.