DMCA.com Protection Status

Qeveria ndan nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët e pensionistët (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë muajit prill, Qeveria ndan nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë.

Në një konferencë për media, Kurti tutje bëri me dije se ka filluar edhe zbatimi i programit për shpërndarjen e mbi 40 mijë pakove ushqimore për shtresat e cenueshme, njofton Klankosova.tv.

Kreu i Qeverisë tutje bëri me dije se ka filluar edhe zbatimi i programit për shpërndarjen e mbi 40 mijë pakove ushqimore për shtresat e cenueshme.

“Në prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionistëve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, nga kjo do të përfitojnë të gjithë at që marrin pension bazik, pension kontribut pagues, për aftësi të kufizuar, të veteranit etj. Për herë të parë do të mbështesim me 100 euro të gjithë punëtoret e sektorit privat pra rreth 300 mijë punonjës, e në kuadër të kësaj mbështetje për të punësuarit do të ndajmë 100 euro edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë”.

“Të gjithë studentët do të përkrahim me 100 euro, nga kjo mbështetje përfitojnë rreth 80 mijë studentë. Për shtresat më të cenueshme kemi filluar zbatimin e programit për shpërndarjen e mbi 40 mijë pakove ushqimore ndërkaq do të vazhdojmë mbështetjen për ofrimin e shujtave në kuzhina popullore”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.