




Kujdesi për bagëti ishte pasioni i kahmotshëm për Ganimete Vatën nga Suhareka.
Ajo këtë punë të cilën tash i është kthyer në biznes e nisi me vetëm një lopë qumështore, tani në fermën e familjes Vata janë 32 krerë lopë, shkruan Republika Online.
Gjithë suksesin e saj, Ganimetja ia kushton familjes nga e cila pati një mbështetje të madhe që nga fillimi.
Ganimetja përveq kujdesit ndaj bagëtive merret edhe me grumbullimin e qumështit. /REPUBLIKA ONLINE/
Për më shumë shikojeni videon më poshtë: