DMCA.com Protection Status

Ky është 20-vjeçari kosovar që vdiq në aksident (FOTO)

Sot, rreth orës 06:20 ka vdekur në QKUK, motoçiklisti që u përplas dje me një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Shipol të Mitrovicës.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën pas lëndimeve të marra në këtë aksident trafiku është 20-vjeçari, Erduan Sadiku.

I riu s’mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor, mëson Gazeta Sinjali.

Aksidenti në të cilin u përfshi motoçiklisti dhe një automjet ndodhi dje në orën 16:00, afër shkollës në Shipol.