DMCA.com Protection Status

Kjo është mënyra se si mund t’i merrni 100 eurot e premtuara nga Qeveria Kurti, mësohet edhe data se kur dalin paratë (VIDEO)

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë detaje lidhur me pakon 100 milionëshe të Qeverisë, ku pensionistëve, studentëve dhe punëtorëve të sektorit publik e privat, do t’u ndahen nga 100 euro.

Murati ka bërë të ditur se shtesat për pensionerët do të dalin në pensionin e radhës, pra këtë të premte ose më së largu deri të hënën, raporton Gazeta Sinjali.

“Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër”, tha ai.

Ndërsa për punëtorët e sektorit publik, Murati njoftoi se shtesat do t’i marrin në fund të muajit..

“Sektori publik do të dalin në fund të muajit pasi i kemi të dhënat. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë”, shtoi ai në ATV.

E sa i përket punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve, Murati tha se duhet të presin më shumë derisa të krijohet baza për aplikim.

Murati tha se punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të presin më shumë që të krijohet baza për aplikim.

Secili person do të mund të përfitojë vetëm një herë nga mbështetja e qeverisë prej 100 milionë eurove për punëtorët, studentët e pensionerat.

Ai tha se një punëtor, nëse është edhe student, nuk mund të aplikojë dy herë për të marrë nga 100 euro

“Normalisht se do të ketë kritere dhe kufizime sa i përket kualifikimeve dhe përfitimeve nga këto. Si ministër i financave më delegohet nga qeveria që unë të jem ai që i përcakton kriteret. Vitin e kaluar kur e kemi bërë këtë për pensionistë, përfituesit ishin të gjithë nga një herë.

Nuk mund pra një person të përfitojë dy herë nga skema të ndryshe. Do të përfitojnë vetëm ata që e kanë rrogën nën 1000 euro”, tha ai në ATV.

“E tash, kufizimi do të jetë që nga të gjitha këto masa do të përfitohet vetëm një herë. Me atë që shkon i pari përfiton. E kemi listën. Do të shkojmë me numra të verifikimit. Nëse del që një person ka përfituar nga sektori publik ose privat, pastaj tenton të përfitojë si student, atëherë do të refuzohet”, shtoi ai.

Po ashtu, ai tha se të gjithë studentët do të përfitojnë pavarësisht a studiojnë në universitete private apo publike.

“Të gjithë studentët e të gjitha universiteteve. Edhe sektorit publik, por edhe privat”, përfundoi ai.