DMCA.com Protection Status

Tragjike: Vetura bie nga 30m lartësi në lumë, humb jetën pasagjeri në Prizren

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reqan, rruga për fshatin Lubinje, ku një veturë ka rënë në një lumë dhe si pasojë ka vdekur pasagjeri 74-vjeçar.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi i veturës nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit, duke u bazuar në kushtet e rrugës, ashtu që e ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë nga një lartësi prej 30 metrave në një lumë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës e ka konstatuar vdekjen e pasagjerit, derisa shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Polici e Kosovës dhe kanë njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i kthehet familjarëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.