DMCA.com Protection Status

Kjo është rroga e “çmendur” që merr Baton Haxhiu vetëm nga një biznes

Shumica e qytetarëve të Shqipërisë nuk e kanë më pagën anonime. Rrjedhja e një database me të dhënat personale dhe me pagën mujore të reth 680.000 qytetarëve që punojnë në sektorin publik dhe privat, është skandali i radhës, pas rrjedhjes së preferencave politike para zgjedhjeve të 2021, në atë që u quajt “skandali i patronazhistëve”, shkruan InfoShqip.com

Gjatë ditës së sotme, temë kryesore në gjithë mediat ka qenë skandali i pagave, ku gazetarët kryesisht u fokusuan tek rrogat e figurave publike, që i shohim kryesisht çdo ditë në televizione të ndryshme, si gazetarë, analistë e drejtues emisionesh nëpër studio të ndryshne televizive.

Në listën e figurave publike, që ka marrë paga të larta në Shqipëri është edhe analisti nga Kosova Baton Haxhiu, që në të kaluarën ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe në opinion është i njohur me analizat pro politikave të Ramës.

Paga e Baton Haxhiut ka qenë 1.797.317,00 lekë në muaj (14.800 Euro) dhe këtë pagë ai e ka fituar nga posti i tij si drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan. Ndryshe nga kolegët e tij në fushën e gazetarisë ku rrogën e kanë fituar nga mediat ku janë të punësuar, Batoni pagën e tij e ka marë nga një spital privat. /InfoShqip.com