DMCA.com Protection Status

Vdekja e të riut kosovar për shkak të lidhjes së të dyshuarit me gruan e viktimës – Flasin dëshmitarët si ndodhi ngjarja

Në qershor të vitit të kaluar, në një kafene të Gjilanit, ndodhi një ngjarje tragjike. Bardhyl Zeqiri po akuzohet se me mjet të mpreht i mori jetën Ismajl Canit, pas një mosmarrëveshje verbale. Ky rast që tronditi vendin atë ditë, dyshohet se ndodhi për shkak të lidhjes intime që i dyshuari Zeqiri kishte pasur me gruan e tani të ndjerit Ismajl Canit. Gjykimi për këtë rast ka filluar dhe sot po mbahet seanca e radhës.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra e ka konfirmuar për Sinjalin se seanca ka filluar në orën 09:30 dhe pritet të dëgjohen dy dëshmitarë.

Aktakuza ndaj Bardhyl Zeqirit është ngritur më 28 tetor 2021 dhe i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “v rasje e rëndë”.

Ndryshe, Sinjali pati publikuar detaje ekskluzive se çka kishte ndodhur në ditën kritike dhe çfarë kishte deklaruar i dyshuari Zeqiri.

Dëshmitari Bunjaku tha se i akuzuari Bardhyl kishte qenë në gjendje fizike pak a shumë të mirë, kurse sa i përket anës psikike ka qenë i tronditur dhe kishte fol disa fjalë që nuk kishim qenë shumë të qarta, po ashtu ka shtuar se i akuzuari kishte thënë “O shkoni bre te shpija se kanë me ma myt djalin dhe gruan”, këto fjalë i kishte përseritur Bardhyli.

I njëjti tha se personi tjetër që ka qenë brenda lokalit ka qenë i mbuluar në pjesën e epërme me gj ak, duke e parë gjendjen e tij nuk kishin guxuar asnjë polic apo oficerë që të i jepnin ndihmë, me arsye se kishin menduar se mos po e lëndojnë më shumë.

Dëshmitari Bunjaku tha se në vendin e ngjarjes afër personit të dytë pra tek i ndjeri kishte qenë në dysheme një mjet i fortë i mprehtë apo brisk i cili ka qenë me gj ak.

“Duke e kapur me mjekët të ndjerin kemi parë pIagë në pjesën e qafës”, tha dëshmitari Bunjaku.

Tutje, prokurori Isuf Sadiku në këtë fazë të procedurës ka propozuar që me rastin e dëgjimit të dëshmitarit Kujtim Robelli, seanca të mbyllet nga publiku për hir të mbrojtjes së jetës personale të personave të përfshirë në këtë rast.

Propozimin e tillë nuk e ka kundërshtuar avokati Ilir Shaqiri.

Gjyqtari Ademi ka aprovuar propozimin e prokurorit të shtetit që vazhdimi i seancës së sotme me rastin e dëgjimit të dëshmitarit Kujtim Robelli të mbyllet me qëllim të mbrojtjes së jetës personale të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën Ismajl Cani, për motive të ulëta.

Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një mjet të mpreht me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafes (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër pIagë prerëse dhe dy pIagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një pIagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të pIagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur.

Me këtë ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “V rasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet./BetimipërDrejtësi.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtorë me vendim të formës së prerë.