DMCA.com Protection Status

Dy mërgimtarët kosovar vazhdojnë traditën: Bukë falas për nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit

Dy vëllezër, mërgimtarë vushtrrias në Gjermani, do të vazhdojnë edhe këtë vit të ndihmojnë familjet në nevojë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Ata këtë do ta bëjnë duke dhuruar bukë falas për të gjitha këto familje të cilat kanë nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Ndihma do të dhurohet përmes furrës së bukës “Te Bajrami”.

Në këtë aksion humanitar merr pjesë edhe fabrika e bukës “Home Bakery”.

Siç bëhet e ditur edhe në shpallje buka do të ofrohet falas në orarin prej 10-00 deri në orën 17.00.