DMCA.com Protection Status

Specjalja merr vendim për kërkesën e Thaçit për lirim nga paraburgimi

Ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sërish i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi në Hagë.

Paneli i Apelit të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar këtë kërkesë Thaçit, kjo pas refuzimit të gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi, njofton Klankosova.tv.

“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme dhe, në përputhje me rrethanat, e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e këtij paneli.

Megjithatë, palëve u është dhënë kohë 10 ditë që të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.