DMCA.com Protection Status

Transformimi i “frikshëm” i Zelenskyt në dy foto, para dhe pas pushtimit rus (FOTO)

Imazhet e fatkeqësisë dhe shkatërrimit shfaqen në Ukrainë përmes hirit të luftës, të cilat vazhdojnë prej dy muajsh, ndërsa në të njëjtën kohë krahasimi i dy fotove të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është t ronditëse.

Njëra foto është pak para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe tjetra, e Agjencisë Franceze, është nga dita e 40-të e pushtimit, gjatë vizitës së tij të djeshme, në Bucha, ku u kryen m izoritë ruse ndaj civilëve.

Presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për gj enocid dhe ushtarët e saj për trajtimin e njerëzve më keq se kafshët. Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden e quajti Vladimir Putin një k riminel lufte dhe shtoi: “Ne duhet të vazhdojmë të furnizojmë Ukrainën me a rmë në mënyrë që ajo të vazhdojë luftën e saj.

Dhe për të mbledhur prova për një gjyq për k rimet e luftës. Gjermania mbrëmë deportoi 40 diplomatë rusë, të cilët i cilësoi si të padëshiruar. “Jam thellësisht i t ronditur nga pamjet e civilëve të v rarë në Bucha. Është e nevojshme të kryhet një hetim i pavarur dhe të kërkohet llogari”, tha Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron foli për “indikacione shumë të qarta të k rimeve të luftës”, ndërsa presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen njoftoi se BE do të dërgojë inspektorë në Ukrainë për të ndihmuar autoritetet në vërtetimin e ankesave./ Gazeta Shqip