DMCA.com Protection Status

I fitoj 10.000 euro në TikTok, ja çfarë bëri me paratë Valon Maloku (VIDEO)

Producenti Valon Maloku është nga emrat goxha aktiv në “Tik Tok”.

Producenti kohë më parë kishte treguar se të fitimet e tij në rrjete sociale do të dedikohen për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.

Së fundi ai ka arritur t’i fitojë rreth 10 mijë euro, madje ai e ka gjetur edhe destinacionin se ku do t’i dhurojë ato.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka zbuluar transaksionin në xhirollogarinë e Fondit të Sigurisë.

Përveç Valoni, në Fondin e Sigurisë kanë kontribuar edhe shumë artistë të tjerë.

Ai ka zbuluar transaksionin në xhirollogarinë e Fondit të Sigurisë