DMCA.com Protection Status

E rëndë: Ky është 18-vjeçari kosovar që vdiq dje (FOTO)

Pas 10 ditësh luftë me jetën, dje ka ndërruar jetë 18-vjeçari A.M. nga fshati Sopijë i Komunës së Suharekës.

Ai më 25 mars u dërgua në spital pas një arresti kardiak, por që mjekët e shpëtuan mrekullisht.

Atë ditë, nga QMF në Duhël, kishin bërë të ditur se pacienti kishte pësuar arrest kardiak, por pas shërbimeve të nevojshme ishte rikthyer në jetë.

“Pacienti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhej në njoftimin e datës 25 mars.