




Mitrovica sot u zgjua me një lajm shumë të hidhur.
Dje ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare djaloshi nga familja Ramaxhiku nga Mitrovica, Ebubekr Ramaxhiku, njofton Mitropol.
Lajmin për Mitropol e bënë të ditur familjarët, duke njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol.
Varrimi do bëhet në ora 16:19, me namazin e Ikindisë.