DMCA.com Protection Status

74-vjeçari i cili mori 100 nuse me kerr me kali (VIDEO)

Lidhja midis disa kafshëve dhe njerëzve është shumë e fortë.

Një burrë 35-vjeçar shpjegon: “Është si të më heqin stomakun”

E një lidhje të tillë e ka edhe Isa Jahaj me kuajt e tij.

74-vjeçi i cili është nga fshati Dremjak i Ferizajt, ishte vetëm shtatë vjeç kur familja e tij kishte blerë kuaj, për të cilët u kujdes me përkushtim të madh edhe vet ai.

Meqë mjeshtërinë dhe të gjitha punët e tjera e kryente me kuaj, ai nuk bëri asnjëherë ndonjë punë shtetërore.

Përveç punëve të përditshme, 74-vjeçari dikur me kuajt e tij ishte pjesë edhe e dasmave.

Isa Jahaj thotë se kali e ndëgjon shumë sikur të ishte njëri, dhe se e ka si shok. Jahaj nuk ka punuar asnjëherë punë shteterore, dhe ishte mjeshter i mirë por sipas Jahaj mosha e bën të veten.

Ai thotë se kur ka qënë nevoj për argat në fshatin e tij, gjithmonë ju ka dalur në ndihmë edhe nëse nuk e kanë thirrur, gjërsa thot se i është kthyer 3fish e mira edhe pse e kritikuan pse punonte falas.

Edhe pse i mori 100 nuse me kerr e me kali, Jahaj asnjëherë nuk mori para.