DMCA.com Protection Status

Nga sot hapen terminët për viza në Ambasadën e Gjermanisë, këtu mund të aplikoni

Sot do të hapen terminët e rinj për viza në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Sipas kësaj ambasade, lista e regjistrimeve për terminë në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00, njofton Klankosova.tv

Prej dhjetorit të kaluar ka filluar caktimi i terminëve përmes tërheqjes së shortit, për shkak të kërkesës së lartë për aplikim.

“Të gjithë personat që janë përzgjedhur me procedurën e shortit nga lista e marsit janë informuar lidhur me datën e terminit të tyre në prill/fillim të majit. Në qoftë se keni aplikuar dhe nuk keni marrë njoftim lidhur me datën konkrete të terminit (ju lutemi kontrolloni edhe kutinë “spam” të e-mailit), atëherë ju fatkeqsisht nuk jeni përzgjdhur”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ambasade.

Për të aplikuar kopjoni këtë linkun poshtë dhe vendoseni në browserin tuaj

https://service2.diplo.de/rktermin/extern/choose_realmList.do?request_locale=de&locationCode=pris