Një burrë ka humbur jetën sot në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekt, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e ka konfirmuar rastin për Sinjalin dhe ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
“Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant.”
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00.