DMCA.com Protection Status

Fermeri kosovar i cili kultivon 500 dele unike autoktone (Video)

Rrezë majes së Korenikut pikërisht qafa e Shushanit ka një lartësi mbidetare 1850 metra të bjeshkëve të Nemuna të Istogut nga ku mund të shihet i tërë rajoni i Dukagjinit.

Qafa e Shushanit është zona e kullosave që me shekuj banorët e fshatit Studenicë e shfrytëzojnë për tufat e tyre ku kanë të ngritura edhe stanet dhe vetëm ky fshat ka mbi 1600 k rerë të dhenëve me më së shumti në të gjithë regjionin. /Pamje mePosht

Familja e Ramadan Zeqirajt nga fshati Studenicë tradicionalisht mbarshtojnë r acën autoktone balusha, shkruan Republika Online.

Ai tha se ka përfitime të mira nga ky biznes, dhe se kjo racë e deleve janë përshtatur mirë në zonën e Dukagjinit.

Ai gjithashtu tha se nuk kanë kapacitet për shitje sa ka kërkesë.

Raca bardhoke dhe balusha konsiderohet si autoktone, dhe se është në rrezik të zhdukjes pasiqë shumë pak kultivohet.

Sipas fermerit Zeqiraj, delet bardhoke janë të veqanta edhe në përzgjedhjen e ushqimit, pasiqë nuk hanë cfarë hajnë delet e tjera, por përzgjedhin ushqimin që e hanë në bjeshkë.

Produktet kryesore të kësaj ferme janë djathi i butë i fortë dhe qumështi, ndërsa për 5 muaj sa këto dele japin qumësht, ferma e Ramadan Zeqirajt prodhon rreth 2000 kg djathë.

Produktet që i merr nga kjo fermë, pronari i shet në restaurante e markete, ndërsa kilogramin e djathit e shet nga 4 deri 6 euro varësisht nga kërkesa e sasisë.