DMCA.com Protection Status

Aksion i policisë në Prizren, arrestohen 13 persona – DETAJE

Policia e Kosovës ka njoftuar që në orët e para të datës 3 prill, ka arrestuar 13 persona të dyshuar për “Organizim i skemave piramidale dhe blxhozit”.

Ngjarja ndodhi në ora 00:50 ku pas pranimit të informatës se në rrugën “Njazi Alishani” në Prizren po luhet blxhoz, Policia doli në vend të ngjarjes dhe prangosi 13 persona.

“Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, kanë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur blxhoz me letra në një tavolinë. Pronari deklaron se disa persona kanë luajtur blxhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 (një) Euro për një orë loje. Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale: Një aparat blxhozi “KAJOT”, Letra për lojë, Cipat për blxhoz dhe Disa fletore për shënime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Prizren janë shoqëruar:

S. G., i datëlindjes 1986 m/sh/k

N Ç.. i datëlindjes 1990 m/t/k

B K., i datëlindjes 1978 m/sh/k

A O., i datëlindjes 1971 m/sh/k

G.A.. i datëlindjes 1972 m/sh/k

A. Sh., i datëlindjes 1976 m/sh/k

E. I., i datëlindjes 1981 m/sh/k

A. B., i datëlindjes 1970 m/sh/k

R. Th .,i datëlindjes 1968 m/sh/k

G. K., i datëlindjes 1980 m/sh/k

E. A., i datëlindjes 1973 m/sh/k

A. K., i datëlindjes 1984 m/sh/k

E. J., i datëlindjes 1991 m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar e konsultimit me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe b ixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave.

Pronarit i lokalit S.G., ndalohet për 48 orë me vendimin e prokurorit, ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.