DMCA.com Protection Status

Detaje të reja nga Kroacia: Si u bë ‘shkrumb e hi’ kamioni që po transportonte vetura

Një zjarr i madh është parë në autostradën A3 pranë Kutinës në Kroaci, ku një kamion që po transportonte nëntë vetura, është përfshirë nga flakët.

Policia e Kroacisë ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:10 dhe zjarri ka shpërthyer në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Zagreb-Lipovac afër Repushnicës, teksa një kamion po transportonte nëntë vetura të përdorura, të cilat raportohet se janë të një kompanie kosovare, raporton 24sata.hr – transmeton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë, Dario Kaçmarcik, ka bërë të ditur se nuk ka dëme në njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin me shpejtësi.

“Në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim me Inspektoratin për mbrojtje nga zjarri, eksplozivët dhe armët, është kryer hetimi për të konstatuar se zjarri ka ardhur si pasojë e fërkimit të buzës së rrotës në sipërfaqen e asfaltit për shkak të shpuarjes së gomës në rimorkio, pas së cilës zjarri është përhapur në një grup automjetesh, të djegura plotësisht, si dhe të gjitha automjetet”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Sipas Policisë, dëmi llogaritet në rreth një million kuna apo 132145.41 euro.